Në një natë në Staples Center kur basketbolli ishte pothuajse sekondar, Los Angeles Lakers e nderuan legjendën e klubit të tyre dhe NBA në përgjithësi, Kobe Bryant, i cili vdiq në mënyrë tragjike të dielën, bashkë me vajzën e tij në helikopter.
Para ndeshjes kundër Portland Trail Blazers, Los Angeles Lakers i kishin përgatitur disa gjëra për ta nderuar Kobe Bryant. I gjithë stadiume ishte mbuluar me bluza të verdha me dy numrat që Kobe Bryant i kishte mbajtur gjatë karrierës së tij: 8 dhe 24 – në mënyrë që të gjithë tifozët të kenë mundësi të bashkohen në përkujtimin për Bryant.

— Los Angeles Lakers (@Lakers) February 1, 2020
Radha më vonë i erdhi një violonçelistit Ben Hong, tingujt e së cilit përcilleshin nga momentet më të mirë të Kobe Bryant në karrierë dhe kompletoheshin nga fjalitë e famshme të ikonës së basketbollit për jetën, punës, familjen dhe sportin të cilin e dashuronte aq shumë.
Pas kësaj, ylli i Lakers, LeBron James, e mbajti një fjalim për Kobe Bryant, duke e nisur me përmendjen e të gjithë nëntë personave që vdiqën nga rrëzimi i helikopterit të dielën. Ai e kishte përgatitur një fjalim në letër, por vendosi të fliste nga zemra.
Çdo lojtar titullar u prezantua në të njëjtën mënyrë “6-6, sezoni i 20-të pëër lojtarit nga Loëer Merion High School, Ko-bee Bryant”.
Përveç që lojtarët e të dyja skuadra dolën në fushë për t’u stërvitur me fanellat me numrat e Kobe Bryant, fusha ishte modifikuar – Lakers ecën mbi numrin tetë, Blazers mbi 24. Par se të fillonte ndeshja u mbajtën 24.2 sekonda heshtje – 24 për Koben, 2 për Gigin shkaku i numrit të fanellës.
Ndeshja filloi me Lakers që e mbajtën topin pa e përfunduar aksionin për 24 sekonda, duke e nderuar Koben, përderisa Blazers nuk doli nga fusha e vet për tetë sekonda, duke e shkelur sërish rregullin e NBA për nder të Bryant.
Përderisa nata kalonte, drita shkëlqente mbi dy fanellat e Kobe Bryant në Staples Arena dhe në dy ulëset e lëna zbrazur për të dhe për Gigin.
Për më tepër, jashtë stadiumit ishin grumbulluar qindra njerëz që linin lule dhe gjëra të tjera për ta kujtuar Bryant.







