Lorik Cana i reagon Andin Lokajt – e konsideron palaço (FOTO)

Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana ka reaguar lidhur me deklaratën kontraverse të komentatorit të njohur, Andin Lokajt, shkruan Insporti.

Pas ndeshjes së Kosovës U21 ndaj Shqipërisë U21, ku triumfuan ‘Dardanët e rinj’, komentatori i RTK’së, Andin Lokaj reagoi me një deklaratë kontraverse, duke fyer kështu futbollistët shqiptarë të Shqipërisë.

“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribuna” – shkroi Lokaj.

Cana reagoi më anë të një fotografie të publikuar në Insta Storje ku e konsideroi Lokajn palaço.

No description available.

Pas raportimit të Insportit për deklaratën e Lokajt, mbrëmë reaguan edhe “Plisat” të cilën e shpallën person “non – grata” në Prishtinë Lokajn.

Lidhur me këto deklarata skandaloze të Lokajt nuk ka reagur televizioni shtetëror i Kosovës, RTK, aty ky punon komentatori.

Kjo nuk është hera e parë që gazetari i Televizionit publik të Kosovës, që paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë të Kosovës bën deklarata të tilla.

“Unë nuk e dua Shqipërinë o vlla, e dua Kosovën. Këto janë sene të babadimrit. Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”, ishte deklarata e Lokajt në vitin 2019, në emisionin “Imazh” në Radio Televizionin e Kosovës.

Ish komentatori i KTV-së dhe SuperSportit njihet për deklaratat e tij kontraverze.