Lokaj: Kur kemi lujtë ne kosovarët top, këta të Shqipërisë i kanë këqyrë peshqit me dylbi

Kosova U21 e ka mundur 2-1 Shqipërinë U21 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.

Dardanët arritën të triumfojnë 2-1 me një gol të shënuar në minutat e fundit nga Sejdiu, derisa më herët kishte shënuar Krasniqi për Kosovën dhe Karrica për Shqipërinë.

Shqipëria U21, që kishte shansa shumë të mirë që të kualifikohet në Kampionatin Evropian U21, tani, edhe pse edhe shumë lojë deri në fund, është vështirësuar rruga paksa.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i komentatorit Andin Lokajt në Facebook i cili ka shkruar:

‘Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina.

Harrova qi edhe peshqit me TURBI i patën kqyr.’

Përndryshe, pas kësaj fitoreje, Kosova grumbullon gjashtë pikë dhe zë pozitën e parafundit në tabelë pas pesë ndeshjeve të luajtura.

Kuqezinjtë janë në vendin e tretë me nëntë pikë, një më pak se Anglia, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak të zhvilluar.

Derisa Kosova me këtë fitore ka shkuar në kuotën e gjashtë pikëve, renditet në vendin e pestë.