Lojtari dha një mesazh në mes të ndeshjes, menjëherë pas saj u pezullua Serie A

Sassuolo dhe Brescia ditën e djeshme zhvilluan ndeshjen e xhiros së 26-të, me vendasit që fituan 3:0.

Heroi i ndeshjes ishte Francesco Caputo, që shënoi dy gola, dhe të parin e festoi në mënyrë të shkëlqyeshme.

Ndeshja u luajt pa tifozë shkaku i koronavirusit që ka paralizuar Italinë.

Italia është vendi më i prekur në Evropë, me më shumë se shtatë mijë raste të konfirmuara, dhe më shumë se 400 vdekje të njoftuara.

“Gjithçka do të jetë mirë. Qëndroni në shtëpi”, shkruhej në mesazhin që zbuloi Caputo, i cili u përpoq të qetësonte publikun italian shkaku i koronavirusit.

Menjëherë pas kësaj ndeshje, qeveria italiane ka vendosur t’i pezullojë të gjitha aktivitetet sportive, përfshirë edhe Serie A.