Telashe te Arsenali

Lojtarët e Arsenalit zbulohen duke përdoruar substanca të ndaluara, në skandal përfshihet edhe Mustafi

Lojtarët e Arsenalit janë bërë pjesë e një skandali të publikuar sot në Angli.

‘The Sun’ në edicionin e ditës së sotme (e premte), ka publikuar pamje që i përkasin muajit gusht, pak kohë para fillimit të sezonit të ri në Premierligë.

Në pamjet që sjell ‘The Sun’, shfaqen lojtarët Shkodran Mustafi, Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette, Mattéo Guendouzi, Sead Kolasinac dhe Mesut Özil, duke u dëfryer në një klub në Londër.

Në këtë ndejë, një pjesë e lojtarëve të Arsenalit sipas ‘The Sun’, të cilët shihen edhe në pamjet e publikuara nga ky medium, përdorin ‘hippy crack’, ‘helium’, që është e ndaluar rreptësisht në Angli.

Edhe pse kanë qenë pjesë e këtij grupi, ‘The Sun’ nuk ka mundur të sjellë pamje nëse Shkodran Mustafi dhe Henrik Mkhitaryan kanë përdoruar këtë substancë të ndaluar.

Këto pamje sigurisht që nuk do t’u pëlqejnë aspak drejtuesve të Arsenalit, që shumë shpejtë pritet t’u shqiptojnë gjoba lojtarëve të tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=31gms4HoU0E