Banorët

‘Llugë’ në fshatin Llugë të Podujevës, banorët nuk e pranojnë imamin e xhamisë

Në fshatin Llugë të Podujevës para xhamisë, e cila ende nuk është përuruar janë mbledhur banorë në shenjë proteste për imamin e përzgjedhur të kësaj xhamie, Zymer Konushevci.

Konushevci sipas banorëve është imami, i cili është përzgjedhur që të udhëheq xhaminë “Urtësia” ndërsa banorët janë kundër këtij vendimi.

Kjo pasi xhemati kanë kërkesën e tyre dhe personin e tyre. Ata dëshirojnë që prijës në këtë xhami të jetë Bahri Curri.

Protesta parashihet të mbahet para xhamisë “Urtësia”, ndërsa Policia e Kosovës tashmë ka ndërmarrë masat për të mbajtur rend dhe siguri.

Zyrtarë policorë të Njësisë Speciale Operative të Policisë janë parë vetëm pak metra larg xhamisë në mënyrë që të intervenojnë në rast të ndonjë tensioni ndërsa policë të rendit janë në oborrin e xhamisë.

KALLXO.com po përcjellë nga afër këtë situatë e cila nuk është e para që po ndodh për të njëjtën çështje.

Banorët kishin bllokuar hyrjen e xhamisë edhe në muajt e kaluar për të penguar hyrjen e imamit të zgjedhur nga Këshilli i Bashkësisë Islame.

Banorët ndonëse jo para kamerës i kanë thënë KALLXO.com se problemin kryesor po e krijon Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë pasi ata janë në dijeni se imamin e propozuar nga KBI nuk e do komuniteti.

.