Pas humbjes nga Liverpooli, Tottenhami i Jose Mourinhos është mposhtur edhe nga Leicester City.
Ani pse luajtën në shtëpi, të besuarit e Mourinhos nuk ishin në natën e tyre, duke mos arritur t’i shënojnë asnjë gol mysafirëve, ndërsa këta të fundit e dërguan dy herë topin në rrjetën e Tottenham.
Golat për fitoren 2-0 të Leicester City i shënuan Jamie Vardy nga penalltia dhe autogol Alderweireld.
Tottenham ka zbritur tani në pozitën e tretë pas kësaj humbje, tani me gjashtë pikë më pak se lideri, Liverpooli.
Evertoni gjendet në pozitën e dytë, me 26 pikë.







