Liverpooli nuk do të mund të llogaritë në Fabinhon deri në vitin 2020

Liverpooli ka zbuluar se Fabinho do të jetë jashtë fushës së blertë deri në vitin 2020, pasi që është konfirmuar se braziliani i dëmtoi ligamentet e kyçit të këmbës në ndeshjen kundër Napolit.

Lajmi për lëndimin e Fabinhos është një goditje e madhe për planet e Jurgen Kloppit, pasi që braziliani kishte qenë lojtar kyç në Premierligë për skuadrën që tani e mban kreun e tabelës.

Pasi që tani ekipet po bëhen gati për orarin e ngjeshur të fundvitit në Angli, Liverpooli do të shpresojë të mos i lëndohet asnjë lojtar tjetër, pasi që tashmë është bërë e ditur se Fabinho s’do të luajë më këtë vit.

Ky lëndim bën që 26-vjeçari t’i humbë disa ndeshje të rëndësishme në Premierligë për Liverpoolin, si dhe në rrugëtimin e Kupës së Botës për Klube.

“Liverpooli mund ta konfirmojë se Fabinho pësoi dëmtim në ligamentet e kyçit të këmbës në fundjavë, gjatë takimit të Ligës së Kampionëve me Napolit në mesjavë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Liverpooli.

“Mesfushori pati nevojë të zëvendësohet pas vetëm 18 minutave lojë në barazimin 1-1 në Anfield, të mërkurën në mbrëmje, pasi u rrëzua në një pozitë të papërshtatshme, pas një ndërhyrjeje”.

“Vlerësimet e mëtutjeshme kanë zbuluar se Fabinho do të jetë jashtë fushës deri në Vitin e Ri. Braziliani do ta fillojë procesin rikuperues me stafin mjekësor të Liverpoolit”.