Liverpooli fiton dhe mban shpresat gjallë për një vend në Champions

Liverpooli ka realizuar fitore të pastërt 2:0 ndaj Southamptonit, duke mbajtur gjallë shpresat për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sadio Mane në minutën e 31-të dhe Thiago Alcantara në minutat e fundit i dhuruan tre pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së Jurgen Klopp.

Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e gjashtë, gjashtë më pak se Leicesteri në vendin e katërt, por Reds kanë një ndeshje më pak.