Liverpooli e kalon lehtë Aston Villën, Shaqiri “shpërthen” me dy asiste VIDEO

Liverpooli ka arritur të kalojë në fazën tjetër të FA Cup. “Reds” kanë mposhtur me rezultat 1:4 Aston Villën në “Villa Park”.

Mane shënoi i pari në minutën e katërt të ndeshjes, kurse Barry barazoi në të 41-tën, e çka ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Pjesa e dytë i takoi e gjitha Liverpoolit. Wijnaldum i dha epërsinë Liverpoolit në minutën e 60-të, kurse Mane (63′) dhe Salah (65′) vulosën fitoren e ekipit të Klopp pasi u asistuan të dy nga Xherdan Shaqiri, i cili “shpërtheu” sapo u inkuadrua.

Me këtë fitore, Liverpooli kalon në 1/16 e finales në FA Cup.