[LIVE]: Nis seanca për rrëzimin e Abazoviç – DPS: Ju kryeministër e bëtë veten ish-kryeministër

Lajmi në përditësim e sipër…

12:22 – Shefi i Grupit Parlamentar të DPS-së, Danijell Zhizhkoviç

Shefi i Grupit Parlamentar të DPS-së, Danijell Zhizhkoviç i replikon Abazoviçit, duke konstatuar se “po fsheh kokën” para Marrëveshjes së ashtuquajtur Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe.

Zhizhkoviç deklaroi se qeveria në rend të parë duhet të ruajë interesat shtetërore, dhe pikërisht për këtë arsye emocionet personale duhet të përjashtohen nga diskutimi.

12:15 – Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

“Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme”.

“Jam kryeministër që merr vendime të vështira. Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Heren tjeter bashkohuni ne dashuri. Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione e bash për këtë duhet të bashkohemi… Pres diskutimin dhe përpjekjen e sotme për të shpjeguar pse erdhi iniciativa për rrëzimin tim, kush është frymëzuesi dhe çfarë fshihet pas saj”.

“Dhe pas saj nuk qëndron as rruga evropiane, as dëshira për të përzier kartat politike. Ka nevojë që Mali i Zi të ndalet në rrugën e transformimit në mënyrë që struktura të caktuara rifitojnë pozicionet e tyre financiare që u kanë shpëtuar ose janë në gjendje të mirë për t’u shpëtuar. Për këtë do të flas më poshtë, emrin dhe mbiemrin”.

12:03 – Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi i reagoi shefit të grupit parlamentar të DPS-së se “kanë paguar analistë që të thonë nëpër media se nënshkrimi me Kishën Ortodokse Serbe do të shkaktonte luftë civile”.

“Më shumë u bë zhurmë për komunën e Zeta-s se sa për Marrëveshjen Themeltare”, tha Abazoviç.

“Për mua lehtë është të qëndorjë para juve këtu. Por si është dukur sektori i sigurisë gjersa ju ishit në pushtet. Kryeparlamentari duhet të përgjigjet për monitorimin e deputetëve. Qeveria mund të bjerë, por disa fakte do t’ua prezentoj juve këtu sot, që ju të shihni se si krimi i organizuar, karteri i drogës dhe i duhanit ka pasur komandën e këtij vendi për 30 vite”, tha kryeministri Abazoviç.

Seanca e sotme për diskutimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeveirsë së Dritan Abazoviç në Parlamentin e Malit të Zi ka mbledhur kuorumin e nevojshëm për ta futur në agjendë.

54 deputetë e adoptuan rendin e temave të ditës në ora 11:45, përkatësisht 45 minuta me vonesë nga ç’parashihej.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Socialistëve, Danijell Zhivkoviç, nga partia njëherit edhe ka inicuar mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç, tha se qeveria duhet të rrëzohet sot për shkak të braktisjes së agjendës evropiane, agjendë kjo për të cilin në rend të parë DPS-ja i kishte siguruar shumicën parlamentare.

Mocioni i mosbesimit erdhi si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjes së ashtuquajtur “Themeltare” me Kishën Ortodokse Serbe nga Dritan Abazoviç.

12:01 – Danijell Zhivkoviç

“Marrëveshja për mbështetjen e qeverisë së pakicës është krijuar që qeveria të merret me çështjet e krizës institucionale, kthimit të besueshmërisë në sistemin e shëndetësisë dhe sigurisë. Në vend që të zhbllokojë institucionet, në vend që ta bëjë vendin të aftë. dhe gati për t’u anëtarësuar në BE në 2025 – ai shans nuk u shfrytëzua. Kishte disa tema dhe detyrime të tjera”, tha Zhizhkoviç.

“Në vend të kësaj, ne pamë se sot Mali i Zi nuk ka institucione gjyqësore të zhbllokuar, nuk është zgjedhur një gjykatës i Gjykatës Kushtetuese, nuk kemi zgjedhur avokatë eminentë në Këshillin Gjyqësor. Ne nuk kemi dy- Të tretët e mbështesin këtë sepse kryeministri Abazoviq u pajtua me shantazhet dhe kushtet që i janë dorëzuar nga DF (parti pro-serbe). Ju pranuat me shantazhin e atyre që nuk e kishin besimin tuaj”.

Zhivkoviç tha se Mali i Zi nuk ka më kohë për eksperimente politike.

“Ka një sërë arsyesh që tregojnë se Qeverisë suaj (e Abazoviçit) duhet t’i shkurtohet mandati sot. Qeveria nuk është marrë me stabilitetin financiar të Malit të Zi dhe rikthimin e besimit te investitorët në këto 100 ditë. Ne shohim që shëndetësia është gati në kolaps. Gjithçka që thashë tregon qartë se qeveria juaj ka humbur besimin”.

“Mundësia e humbur nuk mund të kthehet, keni pasur mbështetje serioze në parlament për t’u bërë kryeministër evropian, por nuk e keni shfrytëzuar këtë shans dhe sot e bëtë veten ish-kryeministër. Prandaj duhet të bjerë edhe qeveria juaj sot. Është përgjegjësi politike për mbrojtjen e interesave kombëtare. Është e nevojshme të përcaktohet data e zgjedhjeve sa më shpejt”, tha Zhizhkoviç.

Lajmi në përditësim…