Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka folur nga selia e SNS pas mbylljes së vendvotimeve në orën 20:00.
Ajo në fillim të fjalës së saj tha: “Mirë se vini në festë”, duke cituar fjalët e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Ballkani.info.
Ajo mohoi parregullsitë zgjedhore, duke shfaqur faqet e para të mediave dhe ekranet e printuara nga rrjetet sociale.
“Arena e Beogradit është marrëzi e përmasave të pabesueshme”, përsëriti Brnabiq, duke shtuar se lista e votuesve është në përputhje me atë të vitit të kaluar.
Ajo ka deklaruar se e vetmja parregullsi ka qenë ngjarja në oxhaqe.
“Sipas 50 për qind të mostrës së përpunuar të vendeve të votimit, dua të njoftoj qytetarët se lista jonë ‘Serbia nuk guxon të ndalet’ ka fituar 47.1”, tha Brnabiq.
Kujtojmë se në Serbi sot janë mbajtur zgjedhjet për deputetë të Kuvendit të Serbisë dhe Kuvendit të Vojvodinës, si dhe zgjedhjet lokale në 65 komuna dhe qytete, përfshirë edhe Beogradin. /Ballkani.info/







