LIVE | 20 minuta të tensionuara në kryeqytet, Prishtina e Ballkani në “luftë” për çdo top

Kanë kaluar 20 minuta lojë në kryendeshjen e javës në Superligën e Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Rezultati vazhdon të mbetet i barabartë 0-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Demokracia.com.

Ndeshja mes ekipeve është mjaft e tensionuar me dy skuadrat që po luftojnë për çdo top.

Tre karton të verdhë ka ndarë gjyqtari Kastrati deri më tani.

Ndeshja nisi me disa minuta vonesë pasi para sfidës dy tifozeritë u përplasën në një përleshje në stadium.

Reshjet e shiut që kanë nisur para pak kohësh në Prishtinë nuk po pengon mijëra tifozë të ndjekin nga shkallët e stadiumit këtë sfidë.

Prishtina – Ballkani është e vlefshme për javën e 5-të kampionale./Demokracia.com/