“Listë e nxënësve”, rrezik për një sulm tjetër masiv në shkollë në Beograd – rasti që “alarmoi” Serbinë

Një rast në një shkollë fillore në Beograd ka alarmuar autoritetet atje.

Siç raportojnë mediat serbe, përcjell Insajderi, në një shkollë fillore atje është zbuluar një “listë e nxënësve” e shënuar në fletoren e një nxënësve me titullin “objektivi”.

“Babai i një vajze i dërgoi mësuesit të klasës një foto të një fletoreje me emrat e disa nxënësve me titullin “objektivi”. Sipas tij, ajo është parë në fletoren e njërës nga nxënëset e asaj klase. Më ka njoftuar klasa, e më pas kam vepruar sipas procedurave të urdhëruara nga Ministria e Arsimit për shkollat ​​kur ndodhin situata të tilla”, deklaroi drejtoresha e kësaj shkolle, Olivera Koroshec.

Sipas saj, lista është dorëzuar në polici.