Lista e Dardanëve U21 për ndeshjen me Anglinë, ftohen gjashtë futbollistë të klubeve kosovare

Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Michael Nees e ka bërë publike listën e futbollistëve për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropianin 2023.

“Dardanët” e rinj do të luajnë kundër Anglisë, ndeshjen e cila zhvillohet më 7 shtator në orën 19:00 në Milton Keynes.

Grumbullimi i Dardanëve të rinj fillon më 30 gusht në Prishtinë, derisa nisja për Angli bëhet më 6 shtator.

Nga 23 futbollistët e ftuar, gjashtë prej tyre janë nga klubet kosovare.

Bujar Pllana (Feronikeli), Valmir Veliu (Llapi), Flamur Gashi (Malisheva), Egzon Bislimi (Ramiz Sadiku), Albion Pllana (Trepça’89) dhe Ardit Tahiri (Drita) janë futbollistët e ekipeve kosovare të ftuar nga Kosova U-21 në këtë grumbullim.