Lirim Kastrati shkëlqen në fitoren e Dinamo Zagrebit ndaj CSKA Moskës

Dinamo Zagrebi ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj CSKA Moskës në kuadër të Ligës së Evropës.

Gjiganti kroat shënoi fitore prej 3 me 1.

Paraqitje fantastike ka pasur Lirim Kastrati, i cili shënoi një gol dhe bëri një asistim.

Gvardioli shënoi golin e parë në minutën e 28. Epërsinë e dyfishoi Orsiqi në minutën e 41 pas një krosimi të bukur nga Kastrati.

Kastrati shënoi në minutën e 75 pas një kundërsulmi të shpejtë.

E golin e vetëm për mysafirët e shënoi Bistroviq në minutën e 77.

Dinamo është lider në Grupin K me 14 pikë, derisa Wolfsberger në vendin e dytë ka 10 pikë. E nga Liga e Evropës eliminohen Feyenoordi dhe CSKA Moska