Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Victor Lindelof, beson se pauza e kombëtareve vjen në nje momente negativ për “Djajtë e Kuq”.
Humbja në derbi 3-1 të dielën e kaluar e ka lënë Manchester Unitedin në pozitën e 8-të në tabelë dhe sipas Lindelof i pamundëson reagimin e shpejtë për shkak se futbolli i klubeve do të pauzojë për dy javë për t’i lënë hapësirë atij të kombëtareve.
“Për momentin ndërprerja e kombëtareve vjen në një kohë të keqe. Mendoj se në ndeshjet e fundit kemi arritur rezultate pozitive dhe kemi zhvlluar lojë të mirë por humbja e fundit na ka mërzitur të gjithëve. Por ne e dijmë se mund të bëjmë gjëra pozitive por unë dëshiroj të luaj më shumë ndeshje tani”, nënvizoi Lindelof.
Ish anëtari i Benficës e lidh humbjen ndaj Manchester Cityt në derbi me startin e keq të ndeshjes ndërsa shtoi se pas golit të Martial skuadra e tij është dashur të ishte më agresive.
Victor Lindelof është ftuar nga Suedia për ndeshjet që kombëtarja skandinave i zhvillon në Nations League ndaj Turqisë dhe atë kundër Rusisë.







