Liga Unike, sot zhvillohen dy gjysmëfinale shumë interesante

Liga Unike e basketbollit që po zhvillohet ndërmjet ekipeve nga Superliga e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë ka arritur deri në fazën gjysmëfinale të saj.

Skuadra që janë kualifikuar deri në këtë fazë janë Rahoveci, Peja, Goga Basket dhe Ylli.

Gjysmëfinalja e parë ndërmjet Rahovecit dhe Pejës zhvillohet sot me fillim nga ora 16:00, kurse ajo ndërmjet Goga Basket dhe Golden Eagle Yllit me fillim nga ora 19:00.

Ndeshjet zhvillohen në qytetin e Rahovecit.