Liga e Kampionëve zhvillon sot rrethin e katërt të fazës së grupeve

Liga e Kampionëve vazhdon edhe këtë javë, për të përfunduar rrethin e katërt të fazës së grupeve.

Dy përballje zhvillohen nga ora 18:45, ndërsa dy të tjera do luhen nga orari 21:00.

Manchester City do të jetë mysafir i Copenhagen, ndërsa Juventusi i shkon Maccabi Haifas.

Ndeshja më interesante e ditës së sotme është ajo në mes të Milanit dhe Chelseat, që nisë nga ora 21:00 në “San Siro”.

Real Madridi është mysafir i Shakhtar Donetskut, ndërsa Paris Saint-Germain e pret Benfican në “Parkun e Princave”.

Dortmundi e mirëpret Sevillën, Dinamo Zagreb takohet me RB Salzburgun, ndërsa Celtic përballet me RB Leipzigun. /Telegrafi/