Kosova ka arritur fitore historike dhe kualifikim historik në fazën tjetër të Ligës së Kombeve duke e shkelur Azebajxhanin me rezultat 4-0.

Pas këtij triumfi, Kosova ka kaluar një ligë me lartë në Ligën e Kombeve, atë C, ndërsa në play-off për një vend direkt në Kampionatin Evropian do të luaj me Maqedoninë.

Këtij triumfi i është gëzuar edhe një tifoz i veçantë, bëhet fjalë për liderin e “Plisave”, Albert Kastrati i njohur si “Tigri”.

“Bravo për djemtë shqiptarë të Kosovës”, ka shkruar Kastrati në Instagram. /Ballkani.info/