Andre Gomes do të qëndrojë gjatë jashtë fushave.

Ish-mesfushori i Barcelonës ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen që Evertoni po e zhvillon në shtëpi me Tottenham dhe po humb 0-1, raporton Gazeta Express.

Son Heung-min ndërhyri ashpër në minutën e 78’ ndaj Gomes, ky i fundit u përplas edhe në Sergie Aurier dhe mbeti me këmbën e thyer, çka shtyri gjyqtarin Martin Atkinson ta ndërrojë ngjyrën e kartonit, pasi fillimisht e kishte ndëshkuar me të verdhë.

Kamerat u larguan menjëherë nga lojtari

Ai e ndëshkoi atë me karton të kuq më pas.

Derisa mjeket hyn në fushë dhe për disa minuta mjekuan Gomesin, SOn shpërtheu në lot për lëndimin e rëndë që shkaktoi, derisa shumica e futbollistëve ishin me duar në kokë.