klubi

Leicesteri konfirmon vdekjen e presidentit dhe katër të tjerëve në aksidentin me helikopter

Leicester City ka konfirmuar se presidenti i klubit, Vichai Srivaddhanaprabha ishte në mesin e pesë personave që vdiqën pas përplasjes së helikopterit të shtunën mbrëma.

Biznesmeni tajlandez ishte në bord në helikopterin personal, që humbi kontrollën në parkingun e veturave jashtë stadiumit King Power, pas ndeshjes ndaj West Hamit në Premier Ligë.

“Me keqardhje të thellë dhe zemër të thyer konfirmojmë se kryetari ynë, Vichai Srivaddhanaprabha ishte në mesin e tyre që tragjikisht vdiqën të shtunën në mbrëmje kur helikopter, që barte atë dhe katër të tjerë, u rrëzua jashtë stadiumit King Power. Asnjëra nga të pestët në bord nuk mbijetoi

Është me keqardhje më të thellë dhe një zemër kolektive të thyer që konfirmojmë kryetarin tonë, Vichai Srivaddhanaprabha, ishte mes atyre që kishin humbur tragjikisht jetën e tyre të shtunën në mbrëmje, kur një helikopter që mbante atë dhe katër persona të tjerë u rrëzua jashtë Stadiumit të King Power. Të gjitha mendimet janë me familjen e Srivaddhanaprabhas dhe familjet e viktimave që ishin në bord në këtë kohë që është një humbje e papërshkrueshme”, thuhet në deklaratën e klubit anglez.

60 vjeçari, që kishte themeluar kompaninë “King Power Duty Free”, e bleu Leicesterin në gusht të vitit 2010, dhe pas gjashtë muajve u bë president i klubit.

Në pronësi të tij Leicesteri kishte hyrë në Premier Ligë më 2014, për ta fituar titullin në sezonin 2015/16, që është një nga befasitë më të mëdha të Premier Ligës.