Legjenda e Manchester United kërkon që trajneri i ardhshëm të jetë Pochettino

Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit, Garry Neville ka kërkuar nga klubi të emërojë Mauricio Pochettinon trajner të “Djajve të Kuq” pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Mourinho u largua sot nga drejtimi i Manchester Unitedit, me klubin nga “Old Trafford” që rradhitet në vendin e 6-të me 19 pikë më pak se lideri, Liverpooli, ndaj të cilëve erdhi humbja e fundit e trajnerit portugez.

Manchester United përmes një komunikate konfirmoi se do të vazhdohet me një trajner të përkohëshëm deri në fund të këtij stinori, ndërsa Neville i cili kaloi gjithë karrierën e tij te United, ka propozuar që trajner i ardhshëm të jetë ai i Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

“E kam thënë sezonin e kaluar, që për mua trajneri i ardhshëm i Manchester Unitedi duhet të jetë Mauricio Pochettino dhe jo vetëm për arsyen se aplikon futboll të bukur. Vlerat e Unitedit përputhen me ato të Pochettinos, pasi ai iu beson lojtarëve të ri, siç e ka dëshmuar te Southamptoni dhe Tottenhami. Niveli i performancës, stili i lojës dhe paraqitjet e tij publike janë të rëndësishme. Te United janë provuar trajnerë me eksperiencë që kanë fituar Premier League dhe kompeticione europiane, por sipas meje ata kanë nevojë për një trajner që përputhet me principet bazë të klubit, promovimi i lojtarëve të ri, futbolli zbavitës dhe suksesi në fushë”, theksoi Neville.

Sipas ish kapitenit të Manchester Unitedit, shkarkimi i Mourinhos erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve që kishin gjatë verës në lidhje me transferimet, me 55 vjeçarin që kërkoi nga drejtuesit e klubit që t’i sillnin një mbrojtës kualitativ, derisa Maguire, Boateng dhe Godin u përmendën por asnjëri nuk u ble.