Pol Pogba është padyshim protagonisti i momentit në Itali dhe kjo jo për shkak të performancave që ka bërë me Juventusin, por për shkak se rezultoi pozitiv në testet e dopingut.

Legjenda e Liverpoolit, Graeme Sounes ka kritikuar mesfushorin francez, duke e konsideruar si një nga talentet më të mëdhenj në botë, por shumë dembel. Sounes foli edhe për periudhën kur Pogba ishte te Unitedi, para se të shkëlqente te Juventusi.

“Paul Pogba është një i ri jashtëzakonisht i talentuar. Ai duhet të jetë një nga mesfushorët më të mirë në botë. Por ai është dembel. Nëse është i dobët në lojë, do të jetë i dobët në stërvitje. Ai është një idiot dembel.”

Në fakt, as që e dija kush ishte në kohën kur ishte te United, dëgjova se ishte një lojtar i madh dhe gjëra të tilla. Unë e njihja fytyrën e tij, por jo emrin”, u shpreh Sounes.