Lazio dhe Strakosha ndalin Piatek, s’ka fitues në “Olimpico”

Lazio-Milan, gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë, është mbyllur në barazim pa gola. Një rezultat që i rri ngushtë vendasve, të cilët e kanë kërkuar më shumë fitoren, por që nuk kanë arritur të konfrtizojnë rastet e shumta të krijuara.

Përveç paraqitjes zhgënjyese, lajmi tjetër i keq për Milan-in ka qenë dëmtimi i pësuar nga Franck Kessie pas 30 minutash lojë. Mesfushori ka qenë i detyruar të largohet nga fusha për shkak të një shqetësimi në kofshën e djathtë. Në vendin e tij është aktivizuar Hakan Calhanoglu.

Strakosha me shokë kanë arritur të ndalin vrapin Krzysztof Piatek, i cili kishte shënuar në pesë ndeshjet e mëparshme të luajtura si titullar me milanezët në të gjitha kompeticionet.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 24 prill në “San Siro”.