Lautaro Martinez shkëlqen në fitoren e thellë të Argjentinës ndaj Meksikës (Video)

Lautaro Martinez e mori të gjithë vëmendjen gjatë fitores bindëse të Argjentinës, me rezultat 4-0, në ndeshjen miqësore kundër Meksikës në Teksas, të martën.

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, e shënoi një het-trik mbresëlënës qysh në pjesën e parë, kur djemtë e Lionel Scalonit e dominuan plotësisht ndeshjen në minutat hapëse.

Sulmuesi i Interit ishte ylli i ndeshjes, duke shënuar tri herë si dhe duke i ndihmuar Argjentinës – që luante pa Lionel Messin e suspenduar – ta fitojnë një penallti, që u shndërrua në gol nga Leandro Paredes.

Martinez u zëvendësua menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë, pasi ia dha Argjentinës kontrollin e plotë në këtë ndeshje.

Kjo disfatë ishte një goditje e madhe për Meksikën, që s’kishte pasur asnjë disfatë më parë me trajneri Gerardo Martino, i cili u emërua në pozitën e trajnerit në janar.

Muajin tjetër, Argjentina do të përballet me Gjermaninë në një ndeshje miqësore, ndërsa Meksika do të takohet me Trinidadin, para se të fillojnë përballjet për Ligën e Kombeve të CONCACAF, kundër Bermudës dhe Panamasë.

https://www.youtube.com/watch?v=-BWE-jZjuv4

loading…