Laura Fazliu mbetet pa medalje, por fiton shumë pikë olimpike

Laura Fazliu ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Ajo në luftë për medaljen e bronztë u mposht nga xhudistja holandeze, Sanne Vermeer.

Laura Fazliu fitoi luftën e parë e cila është duke e kërkuar tani medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Ajo u mund në çerekfinale dhe humbi mundësinë për të argjendtë apo të artë.

Vendi i pestë në Evropë, është suksesi më i madh i Laurës për seniore. Ajo po ashtu i ka fituar edhe 252 pikë olimpike.