LAJMI I FUNDIT: Serbia i jep mbi gjashtë milionë euro për ndërtimin e universitetit paralel në Veri

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e një ndërtese të re të universitetit paralel të Prishtinës me seli në Veri të Mitrovicës.

Në një fjalë rasti në nisjen e ndërtimit të këtij universiteti, Petkoviq theksoi se 10 mijë studentë, profesorë, si dhe qyteti i Mitrovicës Kosovare e kanë pritur këtë ditë për 22 vjet.

“Këto nuk janë ditë të zakonshme dhe sot ne nuk vendosëm një gurthemel të zakonshëm, por një gur themeli të harmonisë dhe unitetit serb të popullit serb në Kosovë dhe kjo është arsyeja pse sot ne jemi të bashkuar siç ishim dhe siç do të jemi Lista Serbe dhe Universiteti dhe shteti i Serbisë”, tha Petkoviq.

Sipas tij, “vetëm në atë unitet populli ynë ka të ardhme, ashtu siç tha presidenti Aleksandar Vuçiq dje”.

Ai deklaroi se ky është një investim me vlerë 720 milionë dinarë(6 milionë e 124 mijë e 978 euro), i cili është përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë, përmes Zyrës për Kosovën.

“Sot, shteti ka para për të ndërtuar një ndërtesë madhështore që do të jetë krenaria e të gjithëve ne këtu në Mitrovicë, dhe më gjerë. Më 26 shkurt, pas takimit të Presidentit Aleksandar Vuçiq me popullin serb nga Kosova në Kursumli, sot ne po fillojmë realizimin e atij projekti më të rëndësishëm këtu për mbijetesën dhe qëndrimin tonë, sepse ajo ndërtesë e Universitetit është ndërtesa e së ardhmes, ku fëmijët tanë shkojnë në shkollë dhe atje ku kemi mundësi të përparojmë, si njerëz në në këtë ndërtesë, do të ketë klasa madhështore, dollapë, laboratorë, amfiteatër, gjithçka do të digjitalizohet, me një fjalë, do të jetë një nga ndërtesat më moderne, jo vetëm në Mitrovicë. Urime edhe një herë, herën tjetër kur mblidhemi do të përfundojë ndërtesa, në mënyrë që ta hapim atë, “përfundoi Petkoviq.

Në ditën e dytë të vizitës, Petkoviq vazhdon me një turne në Graçanicë.