Tirana ka kryer testet e Covid-19 përpara ndeshjes së Champions League me Crvena Zvezdën. Të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kanë rezultuar negativ, duke pritur me qetësi duelin e nesërm në orën 20:00 në “Air Albania”.

Njoftimi i klubit:

Klubi i Futbollit Tirana pas kryerjes së tamponëve konfirmon se rezultatet e të gjithë personave mbi të cilët u krye kjo analize, rezultuan NEGATIVE. Ekipi është gati për të zhvilluar sfidën e raundit të dytë kualifikues kundër FC Red Star. Pas përfundimit të seancës stërvitore te orës 19:00 sic ishte planifikuar, ekipi do të grumbullohet në hotel për të pritur të nesërmen e sfidës. #forcatirona