Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk e ka përjashtuar mundësinë për të kandiduar për president të Maqedonisë së Veriut.

Në një prononcim për Ballkani.info, Ahmeti tha se opsionet janë të hapura.

“Për këto çështje vendoset në organet e partisë. Akoma nuk ka një seancë për t’i shqyrtuar temat dhe opsionet në të cilët do të përballet BDI”, ka thënë Ahmeti.

Ai  tha më tej se do të ketë diskutime në parti.

Ndryshe, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministri Artan Grubi kanë marrë pjesë në promovimin e librit biografik “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger, në Bibliotekën Kombëtare.

Kujtojmë se më 28 janar në Maqedoninë e Veriut për herë të parë u zgjodhi kryeministri shqiptar, Talat Xhaferi./Ballkani.info