Arianit Beqiri

Lajmërohet ish-asistenti i Kurtit pasi që u lirua, e akuzon Përparim Ramën

Ish-asistenti i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri, ka njoftuar se së bashku me një person tjetër janë liruar pas shoqërimit në stacionin policor nga Policia.

Ai thotë se “për ta parë ndeshjen e Kombëtares, në shesh, duhej të paguheshin 20 euro. Ne protestuam kundër kësaj. U arrestuam, tash u liruam”.

Sipas tij, “sheshet duhet të jenë pa pagesë”.

Sipas Policisë, Beqiri dhe një person tjetër u shoqëruan në polici për moszbatim të urdhrave dhe dyshimit për prishje të rendit dhe qetësisë publike.