Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka rezultuar negativ në testin për koronavirus dhe sonte po pret edhe rezultatit e testit të dytë.
Gazetari nga Super Sport, Arlind Sadiku, ka njoftuar se sulmuesi i Lazios ka rezultuar negativ dhe se tani është në pritje të rezultatit të testit të dytë.
Nëse edhe në testin e dytë Muriqi rezulton negativ, atëherë ai do vlerësohet si i shëruar nga koronavirusi dhe që nesër do udhëtoj drejt Romës për t’iu bashkuar Lazios.
Ky lajm gjithashtu është shpresdhënës edhe për Kosovën, pasi nëse Muriqi shërohet dhe fillon stërvitjet me Lazion që nga dita e nesërme, atëherë kjo nënkupton që ai do jetë gati për edhe t’u grumbulluar me ‘Dardanët’ para ndeshjeve të tetorit.
Kosova më 8 tetor zhvillon ndeshjen e rëndësishme ndaj Maqedonisë së Veriut, si dhe dy ndeshjet tjera ndaj Sllovenisë dhe Greqisë.







