Lajm i keq për portierin e Kosovës, nuk përfshihet në formacionin startues për Nottingham Forest

Portieri kosovar, Aro Muric që luan për skuadrën angleze Nottingham Forest nuk është përfshirë në formacionin startues të kësaj skuadre as kësaj radhe.

Në ndeshjen e kaluar kundër Arsenalit, Aro kishte qenë startues mirëpo ai pësoi 5 gola, nuk dihet nëse ka qenë kjo arsyeja për mos përfshirjen në formacionin startues.

Aro Muric është transferuar te Nottingham Foresti në formë huazimi nga skuadra e Manchester City.

loading…