LAJM I FUNDIT: Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm, njerëzit braktisin ndërtesat

Turqia është tronditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm. Sipas mediave turke, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.9 ballë i shkallës rihter. Epiqendra ka qenë në rrethin Sivrice të Elazig në orën 20:55 me orën lokale dhe është ndjerë në shumë qytete të tjera.

Të alarmuar njerëzit kanë lënë shtëpitë. Autoritetet thanë se ekipet kanë filluar punën në terren dhe po ndjekin zhvillimet. “Deri tani nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, tha kryetari i bashkisë së Elazig.