Dialogu

Lajçaku nis takimin fillimisht me Petkoviqin

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, na nisur fillimisht takimin ndaras me kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviq, në ndritën e takimeve bilaterale në nvel kryenegociatorësh.

Siç raportoi mediumi serb “Kosovo-Online”, Petkoviq me ekipin e tij veçse kanë nisur takimet ndaras me Lajçakun.

Nuk është dhënë agjendë konkrete për takimet, veçse është thënë se do të diskutohet “urgjenca e zbatimit” të Marrëveshjes Bazike për normalizim të marrëdhënieve.

Lajçaku propozimin e fundit dorëzuar palëve e ka artikuluar kështu: Kosova të iniciojë procedurat për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe ndërsa Serbia të nis njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucioneve shtetërore të Kosovës.