Lady Gaga zbulon profilin e të dashurit të ri

Lady Gaga ka muaj që ka filluar një romancë të re.

Ajo hodhi një javë më parë ‘single-in’ e saj të ri ‘Stupid Love’ dhe e ka konfirmuar turneun e saj të ri ‘Chromatica Ball’.

Dhe mbrëmjen e së enjtes, Lady Gaga ndau një selfie me të dashurin e saj Michael Polansky duke shkruar në titullin në Instagram: Kam një dashuri budallaqe ’.

Dyshja mendohen se kishin filluar lidhjen qysh nga dhjetori i vitit të kaluar.

Ata raportohet se u takuan përmes shefit të Polansky, Sean Parker, themeluesit të Napster dhe ish-Presidentit të Facebook.

https://www.instagram.com/p/B9YUHwMl1fk/?utm_source=ig_embed