Ilir Kulla

Kulla për përbërjen e re të Qeverisë së Serbisë: S’ka asnjë surprizë

Nacionalistë serbë e të sanksionuar nga shtetet e Bashkuara të Amerikës e përbëjnë Qeverinë e re të Serbisë.

E kjo përbërje nuk e ka befasuar aspak, Ilir Kullën, ekspert i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës.

Ai ndien keqardhje se disa siç i vlerëson ai, naiv perëndimor që sipas tij, besonin se pas regjimit të Slloban Millosheviqit gjërat mund të ndryshonin.

“S’ka asnjë surprizë. Më vjen keq për të gjithë ata naiv perëndimor që mendonin se e kanë bombarduar Serbinë në vitin 1999, se ai ishte pushteti i Millosheviqit dhe këta tjerët nuk dinin gjë, se Perëndimi mund ta kishte zgjidhur pak më ndryshe historinë e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Të gjithë ata që nuk kanë kuptuar që shpërbërja e ish-Jugosllavisë me luftëtarëve ka pasur një projekt dhe një planë shumë të qartë që sot presidenti Vuçiq e çuan “bota serbe’”, ka thënë Kulla në emision “Matrix” në Tëvë 1.

Ai ka thënë se nacionalizmi serbë është mirë që nuk ka fuqinë e Rusië, sepse bota do të kishte më sumë rrezik.

“Imagjino sikur nacionalizmi serbë të kishte fuqinë ushtarake të Rusisë, popullatën dhe territorin e Rusisë se çfarë do t’i bënte botës nacionalizimi serbë. Shyqyr zotin që serbët nuk janë të mdhenjë sa rusët”, ka thënë Kulla.

Kryeministër i ri i Serbisë është Millosh Vuçeviq, ndërsa disa nga emrat tjerë të kabinetit qeverisës janë, zëvendëskryeministër Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 – mes tjerash për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Ivica Daçiq, do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa ministër i Mbrojtjes do të jetë Bratisllav Gashiq, deri më tash ministër i Policisë.

Marko Gjuriq, ish-ambasador i Serbisë në SHBA dhe ish-drejtor i Zyrës për Kosovën në Serbi, do t’i bashkohet Qeverisë si ministër i Punëve të Jashtme.

Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, Nenad Popoviq, do të jetë po ashtu pjesë e Qeverisë si ministër pa portofol.