La Liga punësoi një ekspert të leximit të buzëve, për të analizuar një incident që ndodhi gjatë ndeshjes mes Getafe dhe Real Madrid (0-2), të enjten.
Në kohën në fjalë, transmetimi televiziv ‘kapi’ Jude Bellingham duke fyer Mason Greenwood, ndërsa shtypi spanjoll zbuloi se mesfushori i ‘Merengues’ e kishte quajtur “dhunues” bashkatdhetarin dhe kundërshtarin e tij në atë ndeshje.
“Daily Mail” bëri të njëjtin ushtrim dhe punësoi një ekspert të leximit të buzëve, i cili tha se ishte 97% i sigurt se ky ishte, në fakt, provokimi i drejtuar nga Bellingham ndaj Greenwood. Nëse fyerja konfirmohet, i pari rrezikon një dënim të rëndë të vendosur nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF). /Ballkani.info







