Ky ishte reagimi i delegacionit të FFK-së kur mësuan kundërshtarët në eliminatoret e “Euro 2024”

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët në grup për kualifikimet e Kampionatit Evropian të futbollit “Euro 2024” në shortin e hedhur sot në Frankfurt të Gjermanisë.

“Dardanët” do të jenë në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën, raporton Demokracia.com.

E në momentin kur Kosova mësoi kundërshtarët në grup, kamerat shfaqën reagimin e delegacionit të FFK-së me në krye presidentin e saj, Agim Ademin që ishin të pranishëm gjatë hedhjes së shortit.

Kryetari Ademi, përzgjedhësi i Kombëtares, Alain Giresse dhe drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti u shfaqën të buzëqeshur, duke lënë të kuptohet se është një grup i favorshëm për futbollistët e Kosovës.

Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian nisin në muajin mars të vitit 2023.

Kujtojmë se Kampionati Evropian do të mbahet në tetë qytete të Gjermanisë.