E turpshme

Ky futbollist duhet të përfundojë në burg, ndërhyrja e tij ishte sa brutale aq edhe e pistë

Nëse nuk do të regjistrohej në kamera, do të ishte e vështirë të besohej se diçka e tillë ka ndodhur vërtet.

Gjëja e parë që duhet të ndodhë, është që futbollisti duhet të përfundojë në burg. Ngjarja ndodhi në ligën e ulët katalane në Spanjë, transmeton Ballkani.info.

Në ndeshjen mes Fornells dhe Bescan në Girona, një nga futbollistët e skuadrës mysafire nga qetësia e pastër goditi në gju mbrojtësin kundërshtar.

Futbollisti ka rënë në bar dhe nga reagimi i tij mund të konstatohet se ka kaluar në agoni.

“Agresion kriminal”, kështu e kanë cilësuar këtë ndërhyrje mediet spanjolle. /Ballkani.info