Ky është stadiumi i Ludogorets, ku Ballkani pas një jave kërkon suksesin historik

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka marrë një rezultat fantastik në ndeshjen e parë ndaj Ludogoretsit në kuadër të fazës së parë në Champions League.

Skuadra e Ilir Dajës triumfoi me rezultat 2:0 në “Fadil Vokrri”, ndërsa të martën do të zhvillojë ndeshjen kthyese.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Huvepharma Arena” në qytetin Razgrad në Bullgari, aty ku Ballkani kërkon kualifikimin në raundin e dytë që do të ishte një hap shumë i madh në historinë e klubit.

Stadiumi ka një kapacitet prej 10.254 ulëseve dhe ofron kushte shumë të mira për zhvillimin e ndeshjes. Takimi luhet të martën nga ora 20:00.