Ky është personi i cili sulmoi gjyqtarin anësor Meriton Berisha

Sfida Gjilani-Llapi solli një episodë të pakëndshëm në fundin e takimit.

Gjyqtari anësor i ndeshjes, Meriton Berisha, u sulmua nga një person që dyshohet të jetë i afërt me skuadrën vendase të Gjilanit.

Olle ka siguruar fotografitë e personit i cili sulmoi gjyqtarin anësor si dhe një video pas ngjarjes që tronditi sot futbollin kosovar.

Personi që sulmoi gjyqtarin anësor, M. Berisha
Këtë sulm e konfirmoi edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili e quajti si “sulm i dhunshëm”.