Spiunazh

Ky është personi i arrestuar për spiunazh, ish-polic i Kosovës

Ish-polici i Kosovës Aleksander Vlajiq është i arrestuari nga Policia e Kosovës, nën  dyshimin për spiunazhe, raporton TVDukagjini.

Deri tek kapja e tij ka ardhur pas informacioneve që kanë qenë rruge operative të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjence (AKI)

Ky mekanizëm i sigurisë më pas ne bashkëpunim me prokurorinë speciale, ka bërë që ky i dyshuar për spiunazhe te arrestohet.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës  ka arrestuar një person. I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Spiunazhi’, nga neni 124 të KPRK-së. I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale  është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.