Mbrojtësi i Dritës, Liridon Leci ka bërë një gjest të pahijshëm dje në ndeshjen ndaj Prishtinës, që u zhvillua në kuadër të xhiros së 22’të të Superligës së Kosovës
Leci goditi me shuplakë mbrojtësin e Prishtinës, Labinot Ibrahimi, duke bërë një gjest totalisht anti-sportiv në sytë e gjyqtarit Kreshnik Vula, i cili nuk ishte më largë se 3 metra nga rasti në fjalë.
Por, gjyqtari kryesor i takimit, Vula çuditërisht nuk dha as një karton (të verdhë apo të kuq) në të gjithë këtë tollovi që u shkaktua në minutën e 15’të të sfidës, kur Drita ishte në avantazh (1:0), pas golit të Kastriot Rexhës në minutën e 7’të të ballafaqimit kryesor të xhiros së fundit të fazës së dytë të kampionatit.
Për këtë gjë reagoi dje edhe drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli – i cili në emisionin “Dueli Sportiv” theksoi se gjyqtari Kreshnik Vula e dëmtoi skuadrën e tij, pasi në këtë rast Leci e meritoi kartonin e kuq për gjestin e bërë ndaj Ibrahimit.
E me këtë nuk u pajtua zyrtari i Dritës, Zymberi e as Ismet Munishi – pasi për të dy ky rast nuk ishte për karton të kuq.
Më poshtë keni rastin kur Leci e godet me shuplakë Ibrahimin:







