Të premten është tërhequr shorti i fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe shumë tifozë janë ngazëllyer me të, duke besuar se skuadrat e tyre mund të triumfojnë në fund.
Liga e Kampionëve, është gara më e madhe evropiane për klube, dhe triumfi në atë garë, është ëndrra e secilit futbollist.
Gjatë historisë së futbollit në Evropë, ka shumë futbollist që i kanë dhënë shumë këtij sporti, por asnjëherë nuk kanë arritur të fitojnë Ligën e Kampionëve.
Mjafton të përmendin Ronaldon brazilian i cili kurrë nuk ka fituar një titull të Ligës së Kampionëve. Fatin e njëjtë ka pasur edhe Zlatan Ibrahimovic dhe Gianluigi Buffon.
Nëse gjithë këta lojtarë i bëjmë bashkë, formohet një super-formacion, të cilët po të ishin bashkë, ndoshta edhe do ta fitonin Ligën e Kampionëve.
https://twitter.com/footyroom/status/1105540422019895297?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1105540422019895297&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fformacioni-me-yjet-qe-kurre-nuk-e-kane-fituar-ligen-e-kampioneve%2F







