Kuvendi i qetë i FFK-së mbyllet me duartrokitje të kuvendarëve

Akuza të shumta ishin bërë për drejtuesit aktualë të Federatës së Futbollit të Kosovës. Të tilla nuk pati në Kuvendin e Punës, të mbajtur të enjten. Përfaqësuesit e klubeve janë marrë me gjëra më të vogla dhe kanë miratuar pa vërejtje raportet që u janë paraqitur.

FFK-ja ka prezantuar buxhetin vjetor prej afro 12 milionë eurove.

Ndërtimi i 100 fushave ndihmëse dhe rritja e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” janë ndër planet për të ardhmen