Kush është shqiptari që u qëllua për vdekje në burgun e Trikallas (FOTO)

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në burgun e Trikallas.

Ai është Ergest Alija, 29 vjeç, me origjinë nga Librazhdi, i cili u qëlluar me thikë për vdekje nga dy rusë.

Sipas policisë greke, rrethanat e krimit janë ende të pazbardhura.

Ndërsa një nga rusët që ka qëlluar për vdekje shqiptar, ka tentuar më pas të vrasë veten.

Edhe pse Alija u dërgua në spital, ai nuk mundi të shpëtonte, ndërsa kishte plagë të rënda në gjoks.