Kurti zgjedh BE-në, del hapur kundër Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se ka koordinuar veprimet e tij për heqjen e taksës në mënyrë graduale me shtetet anëtare të BE-së dhe Britaninë e Madhe.

Kjo më së miri u pa me reagimin e ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së, të cilat e përshëndeten planin shtatë pikësh të Kurtit. Por, nga ajo ditë edhe diçka tjetër u bë e qartë. Kurti planin e tij nuk e kishte koordinuar fare me aleatin strategjik dhe sponsorin e shtetësisë së Kosovës, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Reagimi i Uashingtonin ishte shumë i ashpër.

“Kryeministri Kurti po bën një gabim serioz”, kishte thënë përfaqësuesi special i presidentit Trump në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell. Kurti planin shtatë pikësh e kishte mbajtur të fshehur edhe ndaj partnerit të i qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, zëvendëskryeministër në qeverinë Kurti kishte paralajmëruar daljen nga qeveria nëse taksa nuk heqet ashtu siç po thotë Amerika.

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka shkruar se kryeministri Kurti ka hyrë në një konfrontim të hapur me Trumpin dhe Amerikën. “Kjo është e jashtëzakonshme, sepse të gjithë kosovarët e dinë që çlirimi i Kosovës nga sundimi i Beogradit në 1999, nga bombardimet e NATO-s të Serbisë dhe shpallja e pavarësisë e vitit 2008, janë kryesisht për shkak të Shteteve të Bashkuara“, ka shkruar gazeta gjermane. Bashkimi Evropian tashmë është përcaktuar për një proces të gjatë të dialogimit, ku do të përfshiheshin të gjitha temat.

Analisti politik, Adriatik Kelmendi, në një editorial ka shkruar për idenë e një autonomie për veriun e Kosovës, i proklamuar nga mediat serbe, por që ka gjetur mbështetje edhe të BE-ja. Derisa, SHBA-ja është e përcaktuar për një proces të shkurt dhe efektiv, si ai në Rambuje dhe në Vjenë, ku palët do të merreshin vesh brenda një afatit optimal.

Si kundërshpërblim, SHBA ka paralajmëruar se pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të ketë investime të mëda ekonomike, duke luftuar papunësinë.