Albin Kurti

Kurti përkujton Gjingjiqin: Kërcënimet për jetën e atyre që sfidojnë pushtetin në Serbi vazhdojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar ish-kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiq, në 21 vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka thënë se “kërcënimet për jetët e atyre që sfidojnë pushtetin autoritar vazhdojnë ende”.

“Ky është çmimi që ai pagoi për një qëndrim pro-perëndimor dhe pro-reformës, i cili përfshinte shkuarjen e [Sllobodan] Millosheviqit në Hagë”.

VIDEO BONUS: FSK furnizohet me 15 kamionë gjermanë, Kurti: Serbia është agresive, por kjo nuk na frikëson