Kur Maradona i ‘palonte’ në fushë futbollistët e Bilbaos në stilin ‘kung fu’ VIDEO

Sonte u zhvillua finalja e “Kupës së Mbretit” apo siç njihet “Copa Del Rey”, ku Barcelona mposhti 4-0  Atletico Bilbaon, gjegjësisht fituesit të 23 –fisht të saj. Barcelona këtë Kupë e ka fituar 31 herë.

Rivaliteti i ashpër i klubeve respektive, përkatësisht gjigantit katalanas, Barcelona dhe atij bask, Atletico Bilbao, sa po vije e po ashpërsohet madje deri në armiqësi. 

Andaj, Insporti ua sjellje nje episod të ballafaqimit të këtyre skuadrave, i cila njëherit përshkallëzoi rivalitetin mes katalansëve dhe baskëve.

Ishte një incident i vitit 1983, që kishte ngritur edhe më tutje tensionet midis këtyre dy ekipeve.

Teksa po luhej minuta e 59’të e ndeshjes kampionale midis Barcelonës dhe Atletico Bilbaos, futbollisti i kësaj të fundit, Andoni Goikoetxea, i cili për shkak të ashpërsisë në fushë njihej edhe si “kasapi” – bëri një ndërhyrje brutale ndaj ish legjendës së futbollit, atë kohë futbollistit të Barcelonës, Deigo Armando Maradonës, të cilin e la jashtë fushave të lojës për disa kohë

“Kasapi i Bilbaos” një ndërhyrje të tillë e kishte bërë edhe në sezonin paraprak, kundër futbollistit më të spikatur të Barcelonës, gjermanit Bernd Schuster, të cilit lëndimi ia pamundësoi të luajë për më shumë se një sezon.

Teksa, në përballjen e radhës midis këtyre dy skuadrave, në terrenin e baskëve, me mllefin e incidenteve nga ndeshjet paraprake dhe nevojën për hakmarrje, Maradona i sulet futbollistit të Atleticos, Migel Sola. Incidenti eskaloi dhe në të u përfshinë edhe personeli teknik i baskëve, ndaj të cilëve Maradona shpërndau goditje në stilin kong – fu dhe nga kjo përleshje, Maradonës nuk i kishte shpëtuar as “Kasapi”, të cilin e goditi me shqelma.

Ndryshe, në dhunë u përfshinë edhe spektatorët e të dyja palëve, prej ku kishin mbetur të lënduar dhjetëra persona.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=16&v=eo3GmiNcJqU&feature=emb_title

Vlenë të përmendet se në këtë ndeshje i pranishëm ishte edhe Mbreti i Spanjës, Juan Carlos dhe takimi po përcillej nga gjysma e popullsisë së Spanjës nga TV-ja.

Ky takim përcaktoi një epokë të re në La Liga. Ky rast ishte bërë shkas që Maradona karrierën e tij prej futbollisti ta vijojë në ligën Italian tek Napoli, kurse “Kasapi” te skuadra e Madridit.